Uncategorized


Ku e kanë dhënë puthjen e parë Venera dhe Lindi?

Postuar nga admin

16th November 2020

Venera dhe Lindi janë një nga çiftet më simpatike të showbizit në Shqipëri. Ata kanë folur herë pas here për jetën e tyre personale, duke treguar detaje nga marrëdhënia e tyre.

Mirëpo, së fundmi, çifti kanë befasuar me deklaratën e tyre se ku e kanë dhënë puthjen e parë.

Të pyetur nga moderatori, Ardit Gjebrea, Venera ka thënë se kanë turp ta tregojnë vendin pasi shoqëria i ka këshilluar ta mbajnë të fshehtë. “Sa herë i kemi treguar shoqërisë sonë, kanë thënë mos ia tregoni njeriu tjetër, mbajeni për vete sepse turp. Në daljet tona të para doja që me Lindin të dilja siç dilja në Shkup, të jetë një park, të ishte i thjeshtë, nuk ishte nevoja të dilnim nëpër lokale e pube dhe unë i kërkoja të ishim gjëkundi në bar, piknik. Kështu shkojmë nga Liqeni dhe ne aty u puthëm, mirëpo kur ia tregojmë shoqërisë, thonë atje nuk bëhen punë të mira”, u shpreh këngëtarja.