Lajme


Ku munden shqiptarët të udhëtojnë lirisht?

Postuar nga admin

29th June 2021

Në vijim gjeni një përmbledhje të informacioneve mbi udhëtimet ndërkombëtare. Në disa shtete, nuk nevojitet as test për Covid dhe nuk është e nevojshme të keni kryer një nga vaksinat. Për shkak se kufizimet mund të ndryshojnë nga momenti në moment, për shkak të situatës epidemiologjike, kontrolloni paraprakisht kushtet e udhëtimeve ndërkombëtare në secilin shtet. Informacionet në vijim janë publikuar nga Tirana International Airport.

Për të udhëtuar në Çeki, Zvicër, Belgjikë

– Testi dhe vaksina nuk janë të detyrueshme, mjafton pasaporta dhe bileta
– Duhet të mbani maskë

Për të udhëtuar në Spanjë

– Testi dhe vaksina nuk janë të detyrueshme
– Duhet të mbani maskë
– Duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni këtu nëse jeni individ dhe këtu nëse jeni grup/familje
– Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid-19.

Për të udhëtuar në Austri

– Testi dhe vaksina nuk janë të detyrueshme
– Duhet të mbani maskë VETËM të llojit FFP2

Për të udhëtuar në Hollandë

– Testi dhe vaksina nuk janë të detyrueshme
– Duhet të mbani maskë
– Plotësoni deklaratën e shëndetit duke klikuar këtu (mund ta printoni dhe ta merreni me vete)

Për të udhëtuar në Danimarkë

– Duhet të keni një PCR të 72 orëve të fundit, test antigjen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.
– Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

– Nuk duhet test për:
1) Për pasagjerët nën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit.

Për të udhëtuar në Francë

– Mund të udhëtojë kushdo që është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
– PCR të 72 orëve të fundit ose test antigjen.
– Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:
• 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
• 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
• 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Për të udhëtuar në Turqi

– Dokument që vërteton se jenë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi.
– Dokument se e keni kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit.
– Pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kryejnë testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.

Për të udhëtuar në Greqi

– Test Covid, ose
– Një dëshmi që personi e ka kaluar
– ose certifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson)

Mbani mend:

– Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
– Për udhëtarët që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigjen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
– Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi. Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.
– Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit.
– Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.
– Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.
– Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.

Për të udhëtuar në Gjermani

– Një test Covid, ose
– Një dëshmi që personi e ka kaluar Covidin
– Ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

Mbani mend:

– Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
– Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në këtë link apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.
– Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.