Showbizz


“Ku vajti”, Elvana Gjata vjen me këngë të re.

Postuar nga admin

18th June 2018

“Ku vajti” ka të gjitha premisat e mundshme për t’u bërë hiti i verës. E gjallë, ritmike, me një tematikë gjithëpërfshirëse dhe shumë domethënëse.

Videoklipi nis fare thjeshtë: një pamje e qetë me sfond të bardhë, Elvana gjendet në qendër ndërkohë që kamera vjen drejt saj, afrohet gjithnjë e më shumë, tensioni rritet dhe krejt papritur një dorë e mbështjell për fyti, teksa ajo këndon: Ku vajti dashuria?

Ndërsa “vajton” nën tingujt ritmikë të realizuar nga Big Bang, Elvana performon gjatë gjithë kohës me balerinët, shkrihet me trupën dhe të gjithë bëhen një. Duar që lidhen, duar që ndahen, trupa që bashkohen, trupa që rrinë larg, e gjithë performanca e ideuar nga Albi Nako është në përputhje me këngën.

Ndryshe nga videoklipet e tjera verore, me peizazhe ekzotike dhe fare pak impenjative, Elvana sjell një realizim ndryshe. Këndon, kërcen dhe aktron njëkohësisht. Ndër të tjera dëgjohet:

“Pse më le ti vetëm/ Kush ta gëzon sot jetën”

Kështu do të mund të kujtoni dashurinë e humbur me më pak drama dhe me më shumë qejf.