Lajme


Kur Skënderbeu “vjen” në bashkinë e Tiranës !!!

Postuar nga admin

25th April 2018

Një vizitë e këndshme eshte zhvilluar sot  nga aktorët që morën pjesë në rikthimin e “Dasmës së Skënderbeut”, në kuadër të vitit të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Kjo e fundit u soll në një ceremoni përkujtimore organizuar në Kaninë, ndërsa drejtohej nga deputeti  Fate Velaj.

Çfarë kënaqësie e krenarie e jashtëzakonshme të prisja në Tiranë delegacionin e komunave arbëreshe!, tha kreu i bashkise Erion Veliaj.

Theksojmë faktin se për këtë rikthim të një pjesës të historisë, ka shkaktuar debat mes drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare dhe deputeti të PS-së Velaj, për shkak të një komenti.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Veliaj ka postuar disa foto, ku mes të tjerash shihet me aktorin që luante rolin e Skënderbeut.