Showbizz
“Kurrë mos u rrit”, partnerja e Ledrit ndan pamjet nga festa surprizë për ditëlindje

Postuar nga admin
23rd June 2021
Para tre ditësh, partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha festoi ditëlindjen. Ishte reperi që i organizoi një surprizë, ku kishte ftuar të gjithë miqtë dhe mikeshat e saj.
Mirëpo, vetëm mbreme, Sara ka ndarë disa foto nga ky moment shumë i bukur për të.
Ndër të tjera, ajo shihet në një prej fotove duke kërcyer, në një tjetër pranë Ledri, ndërsa tek të tjerat me buzëqeshjen që e karakterizon.
“Kurrë mos u rrit”, ishte edhe mesazhi që Hoxha ka dhënë krahas pamjeve festive.