Showbizz


Kush e fitoi Junior Eurovision 2021 dhe si u rendit Shqipëria me Anna Gjebrean?

Postuar nga admin

20th December 2021

Armenia ka rrëmbyer çmimin e parë në Junior Eurovision 2021. Kënga Qami Qami e Maléna-s, e cila përfaqësoi Armeninë, mori një total prej 224 pikësh, që mjaftuan për ta klasifikuar në vendin e parë. Në vendin e dytë u rendit Polonia e pasuar nga Franca mikpritëse, që shënuan respektivisht 218 dhe 187 pikë.

Kjo është fitorja e dytë e Armenisë, pasi Vladimir Arzumanyan fitoi në vitin 2010 me këngën Mama.

Shqipëria përfaqësohej nga Anna Gjebrea, me këngën “Unë aty do jem”, e cila arriti të mbledhë 84 pikë, duke u renditur e 14-a. Megjithatë, duket se kënga e Anna-s ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme në YouTube, ku ndjekësit e festivalit shprehen se meritonte shumë më shumë.

Kënga “Stand By You” është një këngë që flet për bullizmin, një fenomen shqetësues dhe shumë të përhapur sidomos mes fëmijëve dhe adoleshentëve.

Anna e interpretoi më së miri, duke pushtuar skenën, e veshur me një uniformë shkolle me shkronjën e parë të emrit në saj të qëndisur dhe me simbolin e shqiponjës në vend të papionit. Performancën e plotë live e ndiqni më poshtë.

Lista e plotë me rezultatet e Junior Eurovision 2021:

1. Armenia: Maléna – Qami Qami [224 pikë]

2. Polonia: Sara James – Somebody [218 pikë]

3. Franca: Enzo – Tic Tac [187 pikë]

4. Gjeorgjia: Niko Kajaia – Let’s Count The Smiles [163 pikë]

5. Azerbajxhani: Sona Azizova – One Of Those Days [151 pikë]

6. Ukraina: Olena Usenko – Vazhil [125 pikë]

7. Rusia: Tanya Mezhentseva – Mon Ami [124 pikë]

8. Kazakistani: Alinur Khazim & Beknur Zhanibekuly – (Bota e zanave) [121 pikë]

9. Maqedonia e Veriut: Datje Muzika – Green Forces [114 pikë]

10. Italia: Elisabetta Lizza – Specchio (Mirror On The Wall) [107 pikë]

11. Portugalia: Simão Oliveira – O Rapaz [101 pikë]

12. Malta: Ike & Kaya – My Home [97 pikë]

13. Serbia: Jovana & Dunja – Oçi Deteta (Children’s Eyes) [86 pikë]

14. Shqipëria: Anna Gjebrea – Stand By You [84 pikë]

15. Spanja: Levi Díaz – Reír [77 pikë]

16. Bullgaria: Denislava & Martin – Voice Of Love [77 pikë]

17. Gjermania: Pauline – Imagine Us [61 pikë]

18. Irlanda: Maiú Levi Lawlor – Saor (Disappear) [44 pikë]

19. Holanda: Ayana – Mata Sugu A? Ne [43 pikë]