Lajme


Kushi: Nesër të gjithë nxënësit rikthehen në shkolla

Postuar nga admin

26th January 2022

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se mbyllja e shkollave për tre ditë për shkak të kushteve të vështira të motit ishte e detyrueshme dhe e këshilluar nga ekspertët.

Ministria e Arsimit pranon kërkesën e maturantëve: Vendosëm të ulim kufirin  minimal të pikëve për çdo notë

Në konferencën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Kushi tha për gazetarët se mbyllja nuk ka ardhur vetëm për shkak të mungesës së ngrohjes në shkolla.

Sakaq, nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, pasi sipas ministres sinoptikanët kanë parashikuar kushte më të favorshme të motit.

“Lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, moti parashikohet të jetë më i favorshëm. Temperaturat nuk ishin të zakonshme. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Edhe Greqia i mbylli shkollat të hënën. Edhe Turqia ka bërë të njëjtën gjë dhe shumë shtete të tjera. Arsyeja nuk ka qenë vetëm ngrohja në shkolla, por ne duhet të kujdesemi dhe kemi përgjegjësi për nxënësit që në momentin kur dalin nga shtëpia nëse ka ngricave në rrugë duhet të marri masat”, u shpreh ministrja.

Sakaq, e pyetur se përse nuk u veprua njësoj edhe për kopshtet dhe çerdhet, Kushi tha: “Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkive. Por prindërit nuk janë të detyruar ti çojnë fëmijët, ndërsa shkolla ka një program dhe nxënësit kanë detyrim. Shpresojmë që kushtet të mos na ofrojnë surpriza të tjera. por ishte një periudhë tre ditore që sipas ekspertëve ishte e nevojshme.”