Showbizz


Kylie Jenner tregon pse vendosi të fryjë buzët

Postuar nga admin

18th June 2021

Kylie Jenner është vënë shpesh në qendër të kritikave për shkak të ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka pranuar se ka bërë ndërhyrje tek buzët dhe për këtë ajo tha se arsyeja kishte qenë një djalë.
23-vjeçarja bëri rrëfimin gjatë shfaqjes së ribashkimit Keeping Up With the Kardashians, The Final Curtain Part 1, e cila u transmetua të enjten mbrëma në E!.
“Dashuria ime për grimin filloi me pasigurinë time me buzët e mia. Nuk e kisha menduar kurrë derisa dhashë puthjen time të parë. Një djalë më tha: Oh, Zoti im, ti puth kaq mirë, por ke buzë kaq të vogla”, apo diçka e tillë. Dhe pastaj, prej atëherë e tutje, u ndjeva … e pakonkurrueshme.”, tha Kylie.
“Unë thjesht nuk u ndjeva e dëshiruar ose e bukur. Unë me të vërtetë doja buzë më të mëdha…dhe përfundova duke bërë buzët e mia.”, shtoi më tej Kylie.