Showbizz


Leonora Jakupi po sjell një surprizë të madhe për fansat

Postuar nga admin

9th December 2021

Këngëtarja e mirënjohur, Leonora Jakupi do të publikojë një mini album ditën e nesërme. Kjo ishte një surprizë për adhuruesit e saj pasi është treguar shumë hermetike për të ndarë detaje. Albumi do të përmbajë 5 këngë, të cilat ajo i cilëson si “gurë të çmuar”, për të cilët ka punuar me bashkëpunëtorët më të ngushtë Armend dhe Aida Rexhepagiqi.

“Me te dashurit e mij sonte po ju prezantoj me nje mini Album i cili do te jete ne dispozicionin tuaj diten e premte date 10 dhjetor! Keto 5 kenge jane ne fakt 5 gure te cmuar per mua personalisht sepse i kam punuar me miqt e mi por jo vetem, me ata te cilet kam vendosur gurin e pare ne karrieren time muzikore, Armendi dhe Aida kane qene ata me te cilet kam punuar Albumin tim te pare, jam rritur me muziken e tyre, jam perlotur me tekstet e tyre dhe kam kenaqesine te jap e te percjell edhe une tek publiku nje pjese te shpirtit tim dhe te shpirtit te tyre.

Me kane kthyer pas ne kohe ne cdo varg e ne cdo note nga momenti se kush isha kur e nisa karrieren muzikore, ne vitin 96 kur cdo gje ishte me e veshtire, shume trishtim e dhimbje te shpirtit e kane sheruar ata permes muzikes. Miqt e mire jane ata qe ne te vertete te shoqerojne ne cdo etape te jetes dhe mbi te ghitha i rezistojne kohes sic e kane bere ata me mua. Armend dhe Aida, ju kam te shpirtit ne cdo hap te karrieres time si koleg e miq, prandaj ju falenderoj nga zemra❤️