Lajme


“Lëvizja Kombëtare për Lexim”, për të ardhmen europiane të fëmijëve shqiptarë

Postuar nga admin

8th November 2018

“Lëvizja Kombëtare për Lexim” është një ndër nismat më me vlerë nga ministria e Kulturës pasi afron brezin e ri me librin duke zënë kohën e tyre në mënyrë produktive dhe për t’u bërë qytetarë europianë të së ardhmes.

Në çdo cep të Shqipërisë, në shtëpi, në park, në kafe, në çdo klasë, në kopshte, çerdhe, biblioteka, në salla të mëdha e të vogla, kudo ku mblidhemi, kudo ku jemi, në dritën e diellit, apo të abazhurit, libri do vijë pranë çdokujt.

Lëvizja Kombëtare për Lexim është për fëmijët për t’i shtruar rrugën e së ardhmes.

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro shprehet për këtë nisëm se, “‘t’ua lemë librin amanet dhe ata do të dinë të bëhen të pasur! Do të shpërndajmë libra, do t’i thërrasim të magjepsen, do t’ua ndërtojmë me durim rutinën e takimit me librin, duhet t’ua mësojmë ne dashurinë për fjalën e shkruar, që ka rritur atë botën të cilës duam t’i përkasim”.

Kumbaro gjithashtu shton se,”e ardhmja e tyre shkruhet sot! Duhet t’i bëjmë gati të jenë shqiptarë dhe europianë të kulturuar, me besim tek vetja, me ëndrra dhe forcë për t’i realizuar, me mendje dhe zemër të hapur! Lëvizja Kombëtare për Lexim do të na mbledhë të gjithëve bashkë për të dashur fëmijët më mirë”, përfundon ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Lëvizja Kombëtare për Lexim do të përfshijë të gjithë Shqipërinë gjatë muajit nëntor, ku nëpër qytete të ndryshme janë hapur dhe klube leximi.