Lajme


Librat shqip shpërndahen edhe në shkollat shqipe në SHBA

Postuar nga admin

10th September 2018

Librat shqip për shkollat shqipe në SHBA shpërndahen në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Dallas. Qendra promovon kultivimin dhe ruajtjen e identitetit shqiptar përmes mësimdhënies së gjuhës shqipe.

“E filluam fushatën e vizitave në shkollat shqipe dhe shpërndarjen e librave me Dallasin, ku së bashku me Komunitetin Shqiptarë atje, përuruam Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane”, shprehet ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber.

“Ky Komunitet, me një vizion të qartë dhe një qëllim “kultivimin dhe ruajtjen e identitetit shqiptarë” me përpjekje të përbashkët dhe punë serioze, tashmë posedon një Qendër dinjitoze ku do të mësohet gjuha shqipe, historia, gjeografia dhe kultura shqiptare, për brezat e rinj të këtij komuniteti”, thekson ajo.

“Ishte kënaqësi e veçantë të shihje një Interes kaq të madh për regjistrimin në shkollë të nxënësve, që deri më tani kishte arritur në 80 fëmijë dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të Drejtuesve, Bordit dhe Mësuesve të Qendrës”, u shpreh ajo.