Showbizz


Loredana feston ditëlindjen por Mozzik mungon

Postuar nga admin

2nd September 2021

Ditën e djeshme Loredana ka festuar ditëlindjen e 26-të të saj. Reperja ka ndarë momente nga festa mes miqve dhe njerëzve me të afërt, aty ku nuk ka munguar as vajza e saj e vogël, Hana.

foto galeri

Loredana zgjodhi një kostum në ngjyrë bojëqielli në darkën e ditëlindjes, mes pamjeve të së cilës ka treguar dhe tortën e realizuar më foton e saj dhe të Hanës.

Në këtë ditëlindje mungoi prezenca e Mozzik, raport të cilin Loredana e sqaroi vetëm pak ditë më parë duke theksuar se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme bashkë. Megjithatë ajo këndoi një prej bashkëpunimeve me Mozzik në ‘Instastory-n’ e saj.