Showbizz


Loredana ndan një mesazh të fortë

Postuar nga admin

21st June 2021

Loredana është një nga personazhet publikë më të përfolur të momentit. Jo vetëm për arritjet në muzikë por gjithashtu dhe për rikthimin me Mozzik. Dyshja ka konfirmuar se po punojnë për të sjellë një album të përbashkët që mban titullin “No rich parents”.

Së fundmi, reperja ka publikuar një foto me bikini, pa filtra dhe pa photoshop, ndërsa ka dhënë dhe një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë. “Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam dhe erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar! Edhe pse i kam kushtet monetare për ndërhyrje kirurgjikale, unë jam aq e lumtur sa mund të them që gjoksi është zhdukur plotësisht, sepse unë kam Hanën. Stop talljes së formave trupore”, ka shkruar Loredana krahas fotos.