Showbizz


Loredana nominohet për të tretën herë radhazi në MTV EMA!

Postuar nga admin

21st October 2021

Loredana është një nga reperet më të suksesshme të momentit, e cila nuk di të ndalet me projektet e saj muzikore. Së fundmi ajo është nominuar për të tretën herë në “MTV Europe Music Awards 2021”.

Reperja është zgjedhur për dy vite rradhazi si “Performuesja më e mirë zvicerane”, ndërsa këtë vit është nominuar në të njëjtën kategori.

Lajmin e bukur ajo e ka dhënë përmes një postimi në InstaStory.

Mësohet se në garë për këtë çmim është edhe artisti tjetër shqiptar, Gjon Muharremaj. Në këtë kategori garojnë edhe Arma Jackson, Monet192 si dhe Stefanie Heinzmann. Kësaj here, “MTV EMA 2021” do të transmetohet live më 14 nëntor.

Mbetet për t’u parë si do të jetë gara mes artistëve dhe a do arrijë Loredana të “rrëmbejë” çmimin prestigjioz.

Përsa i përket jetës së saj personale, kujtojmë se para pak muajsh, reperja bëri të ditur se ajo dhe Mozzik kishin vendosur që t’i japin fund marrëdhënies së tyre, vetëm pak kohë pas ribashkimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana ka thënë se të dy ata janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe. Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.” – shkruan reperja në një postim në Instagram.