Showbizz


Loredana, tani me artistin e njohur anglez

Postuar nga admin

2nd July 2021

Loredana është bërë bashkë me një nga yjet anglezë për të sjellë një tjetër hit. Reperja shqiptare ka bashkëpunuar me Yes Nelson, i njohur më së shumti për hitin “Nice To Meet Ya”.

Ndërsa xhirimet e klipit kanë nisur në Barcelonë. Reperja shqiptare ka bërë me dije se për look-un e saj është kujdesur grimierja nga Kosova, Sellma Kasumoviq. Ndërkohë, Loredana solli pak ditë më parë këngën e dytë me Mozzik për këtë verë.

“Oh Digga” erdhi pak javë pas “Rosenkrieg”, që ishte dhe kënga e parë nga albumi i tyre i përbashkët “No rich parents”. Mozzik dhe Loredana u rikthyen së bashku pak muaj më parë por një rikthim të fuqishëm kanë bërë dhe në muzikë.