Showbizz


Luana Vjollca konfirmon se heq dorë nga televizioni

Postuar nga admin

28th September 2021

Luana Vjollca ka konfirmuar zërat e kohëve të fundit, duke thënë se ka hequr dorë nga televizioni për t’ju përkushtuar një projekti personal. Moderatorja ka zbuluar se programi “Shiko Kush Luan” nuk do të transmetohet këtë sezon në ekran, por nuk ka preferuar të ndajë detaje të mëtejshme për projektin e ri me të cilin do ta shohim.

“Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje Mirëpo, assesi nuk do t’iu lë në baltë, ashtu siç e di që Ju s’do të më linit kurrë mua.”, shkruan ndër të tjera ajo.