Showbizz


Majk dhe Ledri sjellin këngën që do “ndezi” verën

Postuar nga admin

10th June 2021

Më në fund është publikuar dueti i shumëpritur mes Majk dhe Ledri Vulës me titullin “Marr”. Një këngë me ritme verore dhe me një ndërthurje të gjuhës shqipe dhe spanjolle, pritet të dëgjohet në çdo diskotekë.

Teksti është shkruar nga dy reperët dhe melodia realizuar nga Bigdeal Records.

Ndërsa për anën vizuale është kujdesur Entermedia që e ka xhiruar videoklipin e “Marr”. Edhe pse vetëm pak minuta nga publikimi, këngë ka marrë një numër të madh komentesh, duke e cilësuar si hitin e verës.