Lajme


“Malësorja e mamit”, vajza veshi kostum tradicional, Emina s’mund të ishte më krenare se kaq

Postuar nga admin

4th December 2020

Emina Cunmulaj ka folur gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare. Edhe pse jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara, modelja i kushton një rëndësi të veçantë traditave dhe zakoneve shqiptare.

Tashmë është nënë e dy vajzave, dhe shpeshherë poston në rrjete sociale momente kur iu mëson vogëlusheve gjuhën shqipe. Së fundmi, modelja ka postuar një video të së bijës, të veshur me kostum tradicional.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare,” ka shkruajtur me krenari Emina krahas videos. Cunmulaj ka treguar se është shumë e lidhur me rrënjët e saj dhe se e viziton vendlindjen sa më shpesh të jetë e mundur.