Lajme


Mali i Zi ‘hap kufirin’ për shqiptarët, pa certifikatë vaksinimi dhe pa teste

Postuar nga admin

11th March 2022

Hapet pika e përbashkët kufitare Shqipëri-Mali i Zi

Mali i Zi lehtëson masat anticovid për shtetasit shqiptarë. Lajmi është njoftuar nga ministria e jashtme shqiptare, sipas së cilës nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid19.

 

Postimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka lehtësuar masat anticovid për hyrjet në vend.

🟢 Nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid19.

 

 

Për ℹ️ më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ 👇

https://punetejashtme.gov.al/harta/