Showbizz


Manjola Nallbani nuk i shpëtoi virusit, si e fitoi betejën?

Postuar nga admin

9th December 2020

Ditë më parë, Manjolla Nallbani zbuloi se kishte rezultuar pozitive me koronavirus. Së fundmi, këngëtarja ka rrëfyer se e ka fituar betejën me virusin, por për të nuk ka qenë aspak e lehtë. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja thekson se përpos shqetësimeve fizike, nuk është ndjerë mirë as nga ana psikologjike, duke qenë se ishte gjatë gjithë kohës e shqetësuar.

“Kjo buzëqeshja ime me gjithë shpirt është për ju. Së pari duke i nisur nga çfarë kalova dua t’ju këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten. Shumë e kalonjë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë! Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë!

“Jo vetëm për shqetësimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tremb sigurisht! E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shumë njerëz paskam patur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes! E çmoj dhe më tepër sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra”, shkruan Nallbani.