Showbizz


Manjola Nallbani sjell një projekt të ri.

Postuar nga admin

1st May 2018

Me një karrierë tejet të pasur artistike, Manjola Nallbani spikat jo vetëm për talentin e pakrahasueshëm, por edhe për stilin e jetesës. Gjithmonë në super formë, duke sfiduar kohën, Manjola kujdeset që të mos i mungojë publikut për shumë gjatë. Edhe pse, kjo verë, duket se do të vijë më energjike se më parë.

Nallbani po përgatitet për një klip të ri, i cili do të shoqërojë temperaturat e larta që na presin në vijim. Veshur me të bardha, në mes të natyrës, Manjola ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër, ku dhe ka njoftuar projektin e ardhshëm. ‘Së shpejti’, ka shkruar ajo, ndërsa kënga vjen pas krijimit të fundit enkas për Festivalin e RTSH. Nuk dihet se çfarë ka rezervuar edhe më tej Nallbani, por për momentin na mjafton të dimë se javët e ardhshme do të na gjejnë me të reja nga këngëtarja.