Showbizz


Mariza Ikonomi tregon hapur dëshirën për një duet me reperin e njohur shqiptar

Postuar nga admin

14th October 2019

Mbrëmjen e djeshme Mariza Ikonomi ishte një ndër të ftuarit special të emisionit “Shiko kush luan”. Gjatë lojërave të ndryshme këngëtarja ka treguar detaje nga jeta private dhe ajo profesionale. Mariza nuk i ka bërë bisht pyetjes në lidhje me statusin e saj aktual, duke treguar se është beqare.

Pavarësisht se Mariza numëron një sërë bashkëpunimesh në repertorin muzikor, ajo ka treguar se karrierës së saj i mungon një duet. “Më mungon një duet me Capital T”, ka thënë Mariza.

Ikonomi ishte e pranishme në koncertin “Time Capsule” të organizuar nga reperi dhe aty duhet t’i ketë kuptuar akoma më mirë vlerat artistike të Capital T.

Mariza ka më shumë se 1 vit që nuk është aktive në muzikë dhe ndoshta mund të rikthehet me ndonjë bashkëpunim me Capital T, duke qenë se dëshirën për duet e shprehu publikisht.