Lajme


Mbahet konkursi i parë i letërsisë satiriko-humoristike në Pogradec

Postuar nga admin

20th September 2021

Mbyllet konkursi i parë i letërsisë satiriko-humoristike në Pogradec. Agron Goga në prozë dhe Jani Duri në poezi u shpallën fitues në konkursin e letërsisë satiriko-humoristike, i cili u mbajt për dy ditë me radhë në qytetin liqenor të Pogradecit.

Ky konkurs përveçse ka shpalosur artin e mirëfilltë të humorit, solli një sfide me vete siç është ajo e krijimit të një harte për të gjithë autorët shqiptare kudo neper bote qe shkruajnë letërsi të mirëfilltë, një letërsi që brenda saj ka një filozofi të jashtëzakonshme te jetës.

Pas një pune disa mujore konkursi i cili vjen për herë të parë në qytetin e Pogradecit arriti të finalizojë me sukses një aktivitet që ka nisur me bienalen e karikaturës, Niko Nikolla. Në konkursin e letërsisë satiriko-humoristike u ndanë edhe çmime të tjera të dyta ndërsa vlen të përmendet edhe çmimin që rrëmbeu Presheva në poezi me Sevdail Hysenin.