Uncategorized


Mbi 1 milionë çiklistë kanë pedaluar në “Rrugën e Kavajës” që prej fillimit të vitit

Postuar nga admin

27th October 2021

Në gjithë Tiranën është shtuar ndjeshëm numri i qytetarëve që përdorin biçikletat. Vetëm në “Rrugën e Kavajës” që prej fillimit të vitit kanë pedaluar mbi 1 milionë çiklistë.

Me një status në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i lumtur që kryeqytetasit po ecin dhe pedalojnë më shumë se asnjëherë. Por Veliaj u kërkon atyre që nuk e përdorin biçikletën, që të respektojnë rregullat dhe këshillat e efektivëve të Policisë Bashkiake për të mos penguar çiklistët.

Gjatë paradites, korsinë e biçikletave në “Rrugën e Kavajës” e përdorin më shumë se 1500 çiklistë dhe mbi 1 milion çiklistë prej fillimit të vitit.

Jemi shumë të lumtur që në Tiranë ecet dhe pedalohet çdo ditë e më shumë, por është shumë e rëndësishme që secili të respektojë hapësirën e tjetrit.

Prandaj, ju lutemi të ndiqni dhe respektoni çdo këshillë të kolegëve të Policisë Bashkiake”, shkruan Veliaj në Facebook.