Showbizz
“Mbushni gotat”, rikthehet e madhja Nexhmije Pagarusha. Shijoni zërin e saj!

Postuar nga admin
7th June 2018
Diva e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha rikthehet me një projekt muzikor.
“Mbushni gotat” titullohet kënga në të cilën ajo vjen në duet me Violetë Kukaj- Retkocerin.
Kënga është realizuar edhe me videoklip të punuar nga XL Films, në të cilin shihen dy këngëtaret të cilat janë në një kombinim perfekt me njëra-tjetrën.
Për muzikën dhe tekstin është kujdesur Fehri Beqiri, ndërsa ka patur edhe bashkëpunëtorë të shumtë të tjerë që e kanë bërë këtë projekt kaq madhor.