Showbizz


“Me 14 Dhjetor u krijua kjo kryevepra këtu..”, Tayna flet per veten ne 24 vjetor

Postuar nga admin

14th December 2020

Reperja e mirënjohur Tayna feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ka shkruar disa fjalë për veten. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar një fotografi ku shfaqet joshëse, reperja i drejtohet vetes si një kryevepër.

“Me 14 Dhjetor u krijua kjo kryevepra këtu. Çikë sa 10 djem për familje e çikë mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shumë update vetes e çdo ditë e ma shumë mirenjohëse për gjithçka që jom e kom. Urime festa jem e preferume!”, ka shkruar Tayna.

Nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miqtë dhe kolegët e saj. Kujtojmë që pak hitit “Qe Qe” që u publikua tre muaj më parë, reperja ka paralajmëruar projektin e radhës që pritet të publikohet së shpejti.