Lajme


Me ‘Flamën’ dhe Tom Kukën, Enkel Demi vlerësohet me çmim midis 13 laureatëve në Bruksel

Postuar nga admin

11th November 2021

Mariya Gabriel, komisionerja europiane për inovacionin, kërkimin, kulturën, arsim dhe rininë, ka mirëpritur sonte në Bruksel 13 laureatët e edicionit 2021 për çmimin europian të letërsisë, në prani të Sabine Verheyen, kryetare e komisionit për kulturën dhe arsimin e Parlamentit Evropian dhe Vasko Simoniti, ministër i kulturës së Sllovenisë, përfaqësues i presidencës sllovene të BE-së.

Në edicioni 2021 janë shpërblyer me çmim trembëdhjetë laureatë nga vendet pjesëmarrëse në këtë cikël, ku mes tyre ishte edhe gazetari Enkel Demi, i njohur me emrin e artit Tom Kuka me librin e tij “Flama”.

Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (EUPL) njeh shkrimtarët e rinj të letërsisë ne Bashkimin Europian dhe më gjerë, lidhur me angazhimin e 41 vendeve pjesëmarrëse në programin e Europës Krijuese të Bashkimit Europian. Gjithashtu vlerëson veprën e 41 talente të reja të shquara letrare përgjatë një cikli prej tre vitesh.

Çmimi synon të mbështesë krijimtarinë dhe pasurinë e pamasë dhe të larmishme të letërsisë bashkëkohore europiane në fushën e letërsisë artistike, të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Europës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare jokombëtare.

Çmimi nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore evropiane si dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe gjuhësore të Europës.