Showbizz
‘Me jetu’, Vlashent Sata sjell dritë në realitetin shqiptar.

Postuar nga admin
26th July 2019
Kantautori i njohur shqiptar Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, ka sjellë për publikun mbarëshqiptar një këngë tejet të veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, edhe për muzikën plot stil dhe zërin e tij karakteristik.
Kënga titullohet ‘Me jetu’ dhe është bërë me idenë e jetës së tij personale dhe të shumë të rinjëve shqiptarë.
‘Unë kam qenë një nga ata të rinjtë shqiptarë që kanë ikur jashtë për studime, mëgjithëse kjo ka qenë gjysmë e justifikuar më tepër ka qenë ideja që në vendin tim nuk kisha ndonjë të ardhme me profesionin që kisha. Andaj kjo këngë tregon dhimbjen e prindërve tonë që janë shkëputur nga fëmijët e vet dhe sakrificen e tyre. Në anën tjetër ideja është që nëse s’të pelqen diçka me luftu dhe me e ndryshu. Është më tepër një këngë për me dhënë optimizëm dhe dritë, që shpresën e kultivon vet’, u shpreh për vokalisti Vlashent Sata.
https://www.youtube.com/watch?v=XsI7vDChP9E&feature=player_embedded