Showbizz
Me kë po e kalon verën Jonida Maliqi?

Postuar nga admin
13th July 2021
Jonida Maliqi ishte e ftuara e parë për këtë sezon të ri të emisionit “Pushimet on Top”.
Në një intervistë me autoren dhe moderatoren Ori Nebijaj, këngëtarja e njohur foli edhe për jetën e saj private.
Bukuroshja zbuloi për “Pushime On Top” se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm.
Mirëpo, Jonida theksoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj.
“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen.
Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshe (qesh), mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri…
Në fakt, mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”,- tha Jonida.