Showbizz


Me vallen e Rugovës, Rita Ora uron Shqipërinë

Postuar nga admin

30th November 2020

Mes urimeve të artistëve dhe “Vip”-ave shqiptarë kudo në mbarë botën, nuk kishte si të mungonte edhe ai i Rita Orës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka postuar dy foto, ku shihet se ka veshur çizme të kuqe me shqiponjë, dhe videon nga koncerti i saj në Kosovë, duke kërcyer vallen e Rugovës.

“URIME DITA E FLAMURIT!!!! #28Nëntori Gëzuar ditën e Pavrësisë #Albania Faleminderit fansave të mi të mrekullueshëm për këtë video. Ju dua”, – ka shkruar Rita Ora.