Showbizz


Mëmësia e ka bërë nostalgjike, Afërdita Dreshaj publikon foto nga fëmijëria

Postuar nga admin

30th March 2021

Afërdita Dreshaj mirëpriti fëmijën e saj të parë me burrin Jakub Kindl me 16 Mars. Modelja solli në jetë një djalë me merin Sky Blue. Takimin e parë me të porsalindurin, modelja e përshkroi si momentin më të bukur që i ndryshoi tërësisht jetën.

Ajo tregoi se ideja për emrin e vogëlushit ishte e saj: “Ishte ideja ime… Po qëndroja shtrirë një ditë, po relaksohesha dhe po ndjeja shkelmimet e tij…..dhe thashë do të jetë qielli jonë. Bashkëshorti im e pëlqeu idenë.”, u shpreh pak ditë më parë Afërdita.

Por ndërsa shijon këto ditë të ëmbla të jetës së saj, Afërdita është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të sajën kur ka qenë një bebe, në të cilën shihet në krahët e gjyshes së saj. “Unë si një bebe me gjyshen”, ka shkruar ajo krahas fotos në Instastory.