Showbizz


Mentor Haziri vjen në Shqipëri me “Shtigje tingujsh”.

Postuar nga admin

29th October 2018

Mentor Haziri rikthehet në Shqipëri me projekte të reja. Këtë të dielë ishte në qendrën kulturore të Kishës Ortodokse.

“Shtigje tingujsh” titullohet koncerti recital, i cili është përmbledhje e këngëve më të mira dhe më të njohura të tij.

Ish solisti i grupit “Kthjellu” është një ndër zërat brilantë të muzikës shqiptare. Ai do të konkurojë edhe në “Kënga Magjike” 2018. I njohur si këngëtar i rrymës Pop dhe Rock, por edhe si tekstshkrues, Mentor Haziri është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme.