Lajme
Meta: Genti, lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane!

Postuar nga admin
17th May 2018
Eugent Bushpepa, lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa të cilin e ka falenderuar për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”, shkruan presidenti Meta, në Facebook.