Lajme


MIK festival Korçë, koncert në nder të sopranos Tefta Tashko Koço.

Postuar nga admin

20th July 2018

Në vitin 1930, Tefta Tashko Koço, bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”- Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe, Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri, koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare.”

Në një koncert e kumtesë kushtuar rrugëtimit të saj artistik, rijetëzohen në pak minuta vepra e saj. Në datë 25 Korrik të gjithë artdashësit  do te kene mundesine te shijojne historine e dives tone, por edhe performanca nga pasardhesit e saj ne muziken operistike.