Showbizz


Milot Rashica feston sot ditëlindjen

Postuar nga admin

28th June 2021

Futbollisti i skuadrës Werder Bremen, Milot Rashica feston sot ditëlindjen. Ai mbush 25-vjeç dhe urimet kanë qenë të shumta.

Nuk kishte sesi të mungonte edhe një urim publik nga bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, e cila ka postuar në Instagram disa foto të tij bashkë me të birin, shoqëruar me disa fjalë shumë emocionuese.

“Gëzuar Ditëlindjen për burrin tim të mahnitshëm, i cili nuk pushon duke më mahnitur. Faleminderit për atë që je dhe gjithçka që bën. Unë dhe Tian jemi kaq me fat që të kemi në jetën tonë. Të dua shumë”, ka shkruar ajo krahas fotove në Instagram.

Kujtomë që çifti shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë, pasi Belkiz është në pritje të një tjetër djali.