Showbizz
Mimoza Shkodra e Genc Prelvukaj ‘ngrenë’ alarmin për zjarr

Postuar nga admin
24th December 2021
Muaji i Dhjetorit nuk i ka dhënë ende fund bashkëpunimeve. Në listën e tyre shtohen edhe emrat e artistëve të njohur, Genc Prelvukaj e Mimoza Shkodra.
Ndryshe nga hiti i tyre i dikurshëm i vitit 2017, “Jemi Nda”, e cila ishte baladë, Genci paralajmëron se kënga e re do të jetë ritmike.

“Po vjen një zjarr i madh. E gjallë, dinamike e plot adrenalinë me Mimoza Shkodra. Së shpejti. Priteni”.
Epo pritëm 4 vite për një bashkëpunim të dytë, disa ditë nuk do jenë problem