Showbizz


Modelja shqiptare nuk ka dashur të dalë në foto me Trump

Postuar nga admin

5th October 2021

Prej vitesh, modelja e njohur nga Kosova, Zana Krasniqi, e cila është shpallur Miss Universe në vitin 2008, ka pasur një karrierë të suksesshme në SHBA.

Mirëpo, së fundmi e ka lënë profesionin e saj si modele në hije për t’iu përkushtuar familjes së saj, pasi është bërë nëna e 4 fëmijëve.

E pyetur nga moderatorja, Rudina Magjistari, Zana ka treguar edhe momentin kur ka takuar Donald Trump në SHBA, ku shprehet se nuk ishte aspak entuziaste dhe se nuk kishte dëshirë të pozonte pranë tij, duke e kundërshtuar fotografin e njohur Fadil Berisha.

Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëhere Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre.

Unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze.

Gjatë fotoshoot-it shumë vajza bënin çmos të dilnin në foto apo të bënin skena që t’i kapnin mediat, ndërsa unë isha pak më larg, skandalet nuk i doja shumë dhe fillova t’i shikoja gjërat më ndryshe sepse kur je aty i shikon gjërat më ndryshe. Fillova me vetveten, thoja Zan a je ti kjo, a je ti për t’u marrë me këto? A do këtë jetë?”, u shpreh ajo./abcnews.al