Showbizz


Moderatorja shqiptare “Nuk do dashurohesha me një djalë që s’ka pasuri”

Postuar nga admin

16th August 2021

Moderatorja sportive, Lei Kraja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto dhe video të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shumta.

Njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të dashurohej me një djalë jo të pasur. Lei është treguar e sinqertë duke thënë se jo, pasi pret më shumë nga partneri i saj.

“Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”, ka deklaruar moderatorja.