Showbizz


Morena Taraku bëhet feministe, nis punën rreth këngës për femrat

Postuar nga admin

8th May 2018

U paralajmërua muaj më parë se do të sjell një këngë në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Por, Morena Taraku do të sjell një këngë të re që për tematikë do të ketë femrat.

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa do të këndojë për fuqizimin e femrave.

“Po vjen era femra. Shumë shpejt për më të shenjtat e botës vjen kenga ime”, ka shkruar ndër të tjera Morena në Instagram.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth projektit më të ri muzikor, duke ia lënë kohës që ti zbuloj të gjitha.

Së fundi, këngëtarja ka sjell një numër të fotografive të realizuara nga qyteti turistik turk, Stambolli.

25-vjeçarja pritet që të sjell edhe këngë të reja gjatë muajve në vijim.