Showbizz


Mozzik feston ditëlindjen, urimin më të mirë e merr nga i vëllai

Postuar nga admin

29th September 2021

Sot është një ditë speciale për Mozzik. Reperi feston ditëlindjen dhe mbush 26 vite. Urimin e parë e ka marrë nga i vëllai i tij, Getinjo. Krahas një fotoje që ka ndarë me Mozzik-un, ai ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.

 

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im i vetëm dhe i gjakut. Të dua Mozzik. T’rujt Zoti gjithmonë.”, ka shkruar ai. Kujtojmë që reperi pritet të publikojë albumin e përbashkët me Loredanën, ndërkohë që po punon për albumin e ri solo.