Showbizz
Mozzik konfirmon se nuk do të mbajë koncerte gjatë këtij viti

Postuar nga admin
21st June 2018
Hip hop ylli, Mozzik, I ka befasuar të gjithë me një komunikim të tij në rrjetet sociale.
Reperi që dikur ishte pjesë e On Records, që prej largimit nga kjo kompani e produksionit muzikor ka zhvilluar një numër të vogël të performancave.
Vetëm javë më parë ai mbajti një paraqitje skenike në Diamonds Club të Ferizajit, ku ndezi skenën bashkë me Getinjon.
Por, shpresa e adhuruesve që të shohin reperin gjatë gjithë verës duket se është shuar, pasi vet reperi ka konfirmuar se nuk do të performojë më, jo gjatë vitit 2018.
Me anë të një postimi, ai ka paralajmëruar koncerte vetëm për fillim të vitit 2019.
“Do flet koha, ju premtoj”, ka shkruar Mozzik në postimin e publikuar.