Showbizz


Mozzik publikon këngën e re

Postuar nga admin

27th January 2021

Mozzik ka publikuar projektin më të ri që mban titullin “Dikush i ka fajet”. Kënga nuk është publikuar në asnjë platformë por reperi e ka ndarë me ndjekësit në Instagram pasi është realizuar në studio. Kënga flet për udhëkryqin në të cilin ndodhen të rinjtë, përballë luftës për mbijetesë në një vend ku korrupsioni është në nivele të larta.

Kënga vjen në një kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme në shtetin tjetër shqiptar, ndërsa Mozzik vë në pikëpyetje nëse të rinjtë duhet të vazhdojnë të besojnë më apo jo tek politika. Reperi ka marrë menjëherë qindra komente nga ndjekësit e tij, që kanë gjetur veten tek çdo fjalë në këngë.

Nuk dihet nëse ky projekt do të finalizohet më një klip apo do të publikohet në platformat muzikore. Ndërkohë kujtojmë që projektet më të fundit të reperit mbajnë titullin “N’Tiranë” dhe “El Chapo” një projekt që e bëri bashkë sërish me të vëllanë, Getinjon, ndërsa është përfolur për një bashkëpunim me Elvana Gjatën.