Showbizz
Mozzik rikthen Elvana Gjatën

Postuar nga admin
17th November 2020
Prej shumë kohësh këngëtarja Elvana Gjata përveçse nuk ka qenë aktive në muzikë, na ka munguar edhe në rrjete sociale, nga të cilat u shkëput për dy muaj.
Mirëpo, duket se këngëtarja paska një surprizë të madhe për fansat. Sipas “Prive”, Elvana dhe Mozzik pritet të sjellin bashkë një këngë, megjithëse ende nuk ka shumë detaje rreth këtij projekti.
Kujtojmë se për Mozzik ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm, pas publikimit të albumit “Mozzart”. Por një tjetër “bombë” e paska rezervuar për fundvit, duke u bërë bashkë me Elvanën. Këtë të fundit, reperi e ka cilësuar dhe si “Nana e muzikës”.