Lajme


Muzikë dhe poezi në Theth, rikthehet festivali “Za Fest”

Postuar nga admin

17th July 2018

Nën majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna, buzë Lumit Shalë, rikthehet në Theth festivali i parë modern i dedikuar trashgimisë të Alpeve Shqiptare.

Në edicionin e tij të dytë, për dy netë radhazi, më 20 dhe 21 korrik, ”Zâ Fest” risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë larmishmërinë kulturore.

Artistët Hasa-Mazzota, Andrra, Oborri dhe Linda Rukaj do të performojnë live nga Kisha e Thethit. Një repertor i pafundmë, ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj barriere kulturore. Sfondi i duhur për të shijuar panoramën mahnitëse të Thethit.