Lajme


Myrto Uzuni nuk ka rivalë në Hungari, zgjidhet “Lojtari i Vitit”

Postuar nga admin

29th December 2021

Në futboll gjithmonë ka vlerë më shumë vlerësimi nga drejtues dhe specialistë të futbollit sepse shumë herë tifozët votojnë me pasion.

Myrto Uzuni sot ka marrë një çmim shumë prestigjoz pasi është vlerësuar pikërisht nga presidentët dhe Drejtorët Sportivë të 12 klubeve të Superligës hungareze.

Sulmuesi kuqezi është shpallur “Lojtari i Vitit teksa ka marrë më shumë vota nga të gjithë dhe për të flasin shifrat në fushë ndaj dhe ka rezultuar më i votuari nga pjesëmarrësit.

Kur shikon shifrat e lojtarit shqiptar është e padiskutueshme që Myrto Uzuni është ndër më të mirët në mos më i miri në Hungari. Ai ka qenë një lojtar deçiziv për Ferencvaros që vitin e kaluar u shpall kampion dhe këtë sezon udhëheq sërish.

Uzuni vetëm këtë sezxon në të gjitha kompeticionet ka realizuar 21 gola e ka dhënë 8 asiste në 30 ndeshje në total duke përfshirë edhe ndeshjet eliminatore të verës për Champions League.

Shifra që e konfirmojnë atë si yllin e Ferencvaros e gjithashtu të futbollit në Hungari.