Lajme


Nata e Bardhë, Tirana do të ndizet nga zërat e këngëtarëve të njohur!

Postuar nga admin

26th November 2018

Nata e Bardhë këtë fund nëntori do vijë shumë e zjarrtë. Për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 nëntor Bashkia Tiranë ka organizuar një mbrëmje fantastike në sheshin “Skënderbej”. Aurela Gaçe pritet të ndezë skenën me një festë spektakolare.

“A jeni gati për një festë të magjishme për Natën e Bardhë? Aurela Gaçe na pret të gjithëve te sheshi ‘Skënderbej’. Tag miqtë dhe mos mungo!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në skenë do të ngjiten edhe Elhaida Dani, Vesa Luma, Erik Lloshi, Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar “Sanremo Junior 2012”. Në skenë do të ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj.