Showbizz


Ndarja nga jeta e fotografit të njohur, Vesa Luma publikon foton e fundit prej tij

Postuar nga admin

6th October 2021

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshë të re fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti. Ai ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

Reagimet për Meddyn kanë qenë të shumta, ku mes tyre shumë janë edhe personazhe të njohur.

Më e fundit, është këngëtarja Vesa Luma, e cila ka postuar në Facebook një foto, të cilën ia ka realizuar fotografi i ndjerë.

“Një djalë i mirë, një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot. Meddy ( kjo fotografia e jotja për qejf të cilën e ke realizuar tu pi kafe, është një prej ma të mirave që kam) Pusho ne paqe djalosh”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Lajmin e vdekjes së Hadutit e bëri të ditur nëna e tij, Igballe Huduti nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri” .