Showbizz


“Në Eurovizion këndoj shqip”, Jonida Maliqi të hënën drejt Suedisë.

Postuar nga admin

6th February 2019

Jonida Maliqi të hënën niset për Suedi për tu përgatitur për Eurovision. Këngëtarja do përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Ktheju tokës’.

“Po përgatitem fort. Do jem e vetme në skenë, sigurisht me back vokalet. Nuk do kem performancë me koreografi. Po punojmë shumë për pjesën vizuale, grafike. Do e këndoj shqip, nuk do ndryshoj asgjë përveç disa parametrave që i kërkon Eurosong. Të hënën nisemi në Suedi për të realizuar audion dhe mastermix-in e këngës. Jam shumë entuziaste.”

Këngëtarja shtoi se është shumë e sigurtë për prezantimin që do bëjë në Eurovision me ‘Ktheju tokës’.

Jonida u shpreh se fitimi i ‘Festivalit të këngës’ ishte surprizë e madhe për të. “Ishte befasi, një surprizë e madhe sepse unë prej kohësh isha shkëputur, jo se më vinte si pjesë e domosdoshme e kompeticionit pasi i kisha arritur deri diku qëllimet e mia. Qëllimet nuk janë vetëm trofetë që fiton ndër vite por edhe të qënurit gjatë gjithë kohës në garim, në kompeticion. Nuk doja të isha pjesë e kompeticionit, pasi nuk doja ankthe, siklete. Pasi dëgjova vijën melodike të kënduar nga  Erjona pa tekst u emocionova. Ato dy minuta mishin e kisha mornica mornica.”