Showbizz


Në klipin e Ermal Metës flitet shqip !

Postuar nga admin

12th February 2018

Kantautori shqiptar Ermal Meta në bashkëpunim me artistin Italian Fabrizio Moro triumfuan në Sanremo 2018.

Me këngën ‘Non mi avete fatto niente’ ne të gjithë u ndiem krenarë që një artist shqiptar arriti të triumfoi në festivalin e muzikës italiane.

Në këngën që i kushtohet vuajtjeve nga luftrat, sulmet terroriste dhe emigrimi flitet edhe shqip.

Në videklipin e realizuar nga këngëtarët janë të pranishme shumë gjuhë të botës e nuk mund të mungonte edhe gjuha shqipe.

Kënga e cila rrëmbeu zemrat e shumë dëgjuesve ka jo vetëm një melodi të bukur por edhe një tekst shumë prekës dhe inkurajues.

Fjalitë e mëposhtme janë të shkruara shqip në klipin e dy artisëve:

‘Në Londër bie shi gjithmonë por sot s’të bën keq’
‘Nuk keni pasur asgjë’
‘Lumturia fluturonte’