Lajme


Në muajt e fundit të shtatzanisë, Andrra Destani emocionon me ekon 3D të bebushit

Postuar nga admin

16th February 2021

Pak muaj më parë, Andra Destani dhe Sinan Hoxha konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Pavarësisht se abcnews.al bëri publik lajmin se janë në pritje të një djali, ata e mohuan fillimisht dhe e mbajtur të fshehtë muajt e parë.

“Këtë fundvit, esenca e atmosferës festive në familjen tonë është pohimi i lutjeve të Ansit! Falenderuese pafund Zotit, për dhuratën më të bukur të Ansit, një vëlla…Një përkëdhelje e ëmbël për Ansin po vjen…”, shkroi Andrra.

Ajo është në muajt e fundit të shtatzanisë ndërkohë që së fundmi ka bërë një eko 3D që zbulon portretin e fëmijës. E emocionuar e ka ndarë këtë moment në rrjete sociale, ku ka shkruar se mezi pret të vijë në jetë. “Mezi pres të të takoj”, ka shkruar Andrra përkrah fotos së ekos 3D.